TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbollisti i kombëtares turke dhe Leicester, Çaglar Soyunçu ka shkruar në rrjetet sociale për ngjarjet pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, raporton media turke.
"Ne lexojmë dhe shohim se disa njerëz të pamoralshëm që nuk kanë asnjë kokërr humanizmi, po përpiqen të grabisin dhe të shesin batanije për pesëfishin e çmimit, ndërsa vendi është në zi dhe njerëzit ende përpiqen të shpëtojnë jetën e tyre nën rrënoja. Ata nuk duhet të shkojnë të pandëshkuar, nuk duhet t’i lëmë të qetë”, shkroi Sojunçu.
Kujtojmë se Turqia, në afërsi të kufirit me Sirinë, u godit nga tërmete të forta që shkatërruan disa qytete dhe morën një numër të madh njerëzish.
Tüm ülke yasa boğulmuş ve hala göçük altından canlar kurtarılmaya çalışılırken, insanlıktan nasibini almamış şahsiyetsizlerin yağmacılığa yeltendiğini, battaniye fiyatlarını bir anda 5 katına çıkardıklarını okuyoruz, görüyoruz. Bunlar cezasız kalmamalı, peşleri bırakılmamalı!
— Çağlar Söyüncü (@Syncaglar) February 6, 2023