TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Turqia ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin dhe shtetin e Sirisë, duke shkaktuar të paktën 2500 viktima.
Lajmin e bëri të ditur Presidenti Recep Tayyip Erdogan përmes një postimi në rrjete sociale.
"Kemi shpallur 7 ditë zie kombëtare për shkak të tërmetit që goditi vendin tonë më 6 shkurt 2023. Flamujt kombëtarë nëpër institucione do të qëndrojnë në gjysmë-shtizë deri në perëndimin e diellit më datë 12 shkurt 2023"
