TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Turqia dhe Siria mund të përballen me mijëra rrëshqitje dheu në ditët në vijim, pas goditjes nga tërmetet e ditëve të fundit.
Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur një ekspert, i cili tha se kjo gjë do ta rëndonte edhe më tej situatën në ditët në vijim.
Kujtojmë se që nga tërmeti fillestar me magnitudë 7.8 ballë dje në mëngjes, një tërmet i dytë me magnitudë 7.5, zona është goditur edhe nga më shumë se 285 pasgoditje të tjera.
Bruce Malamud, profesor i rreziqeve natyrore dhe mjedisore në King’s College në Londër, tha se aktiviteti sizmik “ka të ngjarë të shkaktojë qindra ose mijëra rrëshqitje dheu brenda disa orëve”.
“Agjencitë dhe menaxherët e ndihmës ndaj rreziqeve duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqe të tjera natyrore,” tha ai.
Sipas profesorit, një numër i madh njerëzish do të duhet të zhvendosen dhe zyrtarët duhet të sigurohen që ata të mos zhvendosen në zona të prirura ndaj rreziqeve të tjera.
Ai riktheu në kujtesë një ngjarje të ndodhur pas rënies së një tërmeti vite më parë në Azi, ku sipas tij shumë njerëz vdiqën pasi u zhvendosën në një fushë e cila u përmbyt disa muaj më vonë.