BOTA, 7 Shkurt 2023, 15:22

Tërmeti tragjik në Turqi, ekipi i ndihmës greke shpëtuan motrën dhe babain e 7-vjeçares, por nuk ajo vetë nuk ia doli

Tërmeti tragjik në Turqi, ekipi i ndihmës greke shpëtuan

Greqia ka treguar solidaritetin e saj kundrejt Turqisë në këto ditë të vështira pas tërmetit apokaliptik, ku humbën jetën mijëra njerëz.

Ndihma greke në Turqi arriti të nxjerrë të gjallë një 50-vjeçar por fatkeqësisht nuk mundi dot të shpëtonte në kohë 7-vjeçaren Fatma, por fatmirësisht shpëtuan motrën e saj më të vogël.

Fatma, 7-vjeçarja ishte ajo që kishte tërhequr vëmendjen e ekipit të shpëtimit duke bërtitur e kërkuar ndihmë, por nuk mundi që qëndronte e gjallë deri ën përfundim të operacionit.

Po ashtu, raportohet të ketë ndërruar jetë dhe nëna bashkë me dy fëmijët e saj.

Operacioni u zhvillua shtatë metra thellë nën tonelata mbeturinash në qytetin Alexandretta (Hatai), Turqi.

Mediat greke shkruajnë se 4 burra të forcave të shpëtimit EMAK-ut morën pjesë në operacion.