TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tërmetet tragjike në Turqinë jugore dhe në Siri ku mbetën të vdekur rreth 50 mijë persona, kanë shkaktuar panik edhe në Stamboll.
BBC bën me dije se disa prej banesave janë mjaft të vjetra dhe të dëmtuara në qytetin me mbi 15 milion banorë, aq sa një tërmet i fortë mund t’i rrëzonte në tokë.
Në shtëpinë e një qytetari të Stambollit, Mesut Muttaliboglu, plasaritja në murin e dhomës së gjumit është aq e gjerë sa ai mund të vendosë një çelës makine në të.
Në momentin që ai prek murin me dotë, një copë e madhe suvaje fluturon nga muri dhe përplaset në tokë.
Kjo është arsyeja pse ai dhe familja e tij po largohen nga banesa ku kanë jetuar për 15 vitet e fundit. E gjithë ndërtesa është shpallur me rrezik, pasi ka dështuar në një test sigurie ndaj tërmeteve. Sipas autoriteteve vendase ka një shans shumë të lartë që një dridhje të sjellë rrëzimin e gjithë këtij blloku në tokë.
Në Stamboll frika po rritet. Dy tërmetet e fuqishme në jug të Turqisë kanë sjellë një urgjencë të re në qytetin e saj më të madh. Shtëpia e 15 milionë njerëzve, ndodhet në vijën e thyerjes së Anadollit të Veriut dhe ekspertët parashikojnë se një tërmet shumë i fuqishëm do të godasë atje përpara vitit 2030.
Rreth 70% e ndërtesave të qytetit u ndërtuan përpara ndryshimeve të rregullave që zbatuan standarde më të rrepta ndërtimi në 1999, dhe kështu konsiderohen potencialisht të pasigurta. Vetëm tre muaj më parë, një studim tha se një tërmet këtu mund të vriste deri në 90,000 njerëz.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Ekrem Imamoglu, ka premtuar më shumë trajnime për ekipet e shpëtimit dhe përgatitjen e strehimoreve të përkohshme që mund të strehojnë deri në 4.5 milionë njerëz si pasojë e një tërmeti. Por shumë kanë frikë se këto përpjekje ende nuk është të mjaftueshme.