TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, duket se është drejt vdekjes. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai për një intervistë që ka thënë për Sky News, ku është shprehur se po i afrohet vdekjes në spitalin ku u transferua nga burgu pasi pretendoi se ishte helmuar.
Në një moment aksesi të rrallë në media, ai dha një paralajmërim për popullin e Gjeorgjisë pas ditëve të protestave kundër ligjeve të reja të kritikuara si pro-ruse.
Një gjyq “Apeli” muajin e kaluar dëgjoi pretendimet nga ish-udhëheqësit se dikush e kishte helmuar atë në burg.
Autoritetet gjeorgjiane e refuzojnë këtë mundësi dhe shprehen se nuk do ta lënë atë të transferohet për trajtim në Evropë.
Sky News iu mohua qasja në spital, por ishte në gjendje t’i kalonte pyetjet për zotin Saakashvili përmes avokatit të tij dhe të merrte përgjigje me shkrim dore prej tij.
Për sa i përket shëndetit të tij, ish-presidenti tha: “Gjithë kohën jam në shtrat, më shpërbëhen kockat dhe më jep dhimbje torturuese”.
Avokati i tij Shalva Khachapuridze tha se gjendja e klientit të tij po përkeqësohet çdo ditë.
“Është një skenë e tmerrshme,” tha zoti Khachapuridze për Sky News. “Ai duket si një i burgosur në një kamp përqendrimi në Gjermaninë naziste”, shtoi ai.
Saakashvili u dërgoi një mesazh mijëra demonstruesve që kanë qenë në rrugë duke protestuar për ligjet e reja të propozuara të kritikuara si pro-ruse.
“Qëndroni shumë vigjilentë, bëhuni gati për t’u mobilizuar në një kohë të shkurtër, për shkak të hakmarrjes së regjimit të oligarkëve”, shkruan ai në korrespondencën e tij me Sky News.