BOTA, 1 Korrik 2022, 21:37

Ministri i Jashtëm finlandez: Lufta në Ukrainë goditi arkitekturën e sigurisë së Europës

Ministri i Jashtëm finlandez: Lufta në Ukrainë goditi

Pasi Finlanda u ftua zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n, ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto në një intervistë për mediat foli për rendin e ri botëror. Sipas tij Finlanda nuk mund të ruante neutralitetin pasi fqinji i saj Rusia po bëhet një kërcënim për sigurinë.

“Unë mendoj që kemi të bëjmë me një realitet të ri. Vërtet e besoj që arkitektura e sigurisë europiane është thyer. Pra kemi një situatë të re, një lloj muri hekuri mes Rusisë dhe vendeve të tjera. Sigurisht kjo bazohet në agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës”, u shpreh më tej ai.

Pekka gjithashtu ndau shqetësimin edhe për armët bërthamore, armët kimike që sipas tij po e çojnë botën në një tjetër krizë.

“Pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar atmosferën e sigurisë”, tha ndër të tjera ai, shkruan CNN.