BOTA, 1 Korrik 2022, 18:41

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Lufta e Putinit, kërcënimi më i madh për Europën që nga Lufta e Dytë Botërore

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Lufta e Putinit, kërcënimi më i

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, e përshkroi këtë pasdite luftën ruse në Ukrainë si “kërcënimin më të madh për sigurinë europiane që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”.

Lufta e Putin kërcënon më shumë sesa thjesht sovranitetin e Ukrainës”,  u shpreh sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin.

Ndërkohë sot hyri në fuqi ligji që nuk lejon më rusët të futen në Ukrainë pa viza.

Sot hyri në fuqi vendimi i Kievit për heqjen e regjimit pa viza që prej një dekade lehtësonte udhëtimin përtej kufijve për qytetarët e të dy vendeve.

Vendimi për t’i dhënë fund regjimit pa viza u njoftua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën, pas një peticioni nga një qytetar ukrainas. Zelensky tha se në një kohë kur Rusia ka pushtuar vendin, ai mbështeti vendosjen e kontrolleve më të rrepta për hyrjen e qytetarëve të saj.