BOTA, 30 Qershor 2022, 20:42

Rusia liron 114 ushtarë ukrainas, do të shkëmbehen me robërit rusë

Rusia liron 114 ushtarë ukrainas, do të shkëmbehen me

Rusia ka liruar 114 ushtarë ukrainas këtë të enjte.

Ushtarët e liruar do të shkëmbehen me robërit rusë në Ukrainë, shkruan BBC.

Mes 114 ushtarëve 95 janë ushtarë që mbronin punëtorët në fabrikën e çelikut të Mariupolit, tha agjencia e inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

BBC raporton se ende nuk ka asnjë koment nga Rusia për një shkëmbim të të burgosurve.

Por kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut në Ukrainën lindore tha se kishte siguruar lirimin e 144 ushtarëve, duke përfshirë luftëtarët e saj dhe ata të ushtrisë ruse.