AKTUALITET, 23 October 2026, 15:17

Humbet në zonën e Himarës turisti, nisin kërkimet për gjetjen e tij

Humbet në zonën e Himarës turisti, nisin kërkimet për

Një shtetas i huaj ka humbur në zonën e fshatit Iliaz, në Bashkinë Himarë, duke bërë që të nisin kërkimet për lokalizimin dhe gjetjen e tij.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë angazhuar ekipet e Shpëtimit Alpin të Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi i huaj raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, pasi është realizuar një telefonatë me të.  Operacioni vijon, ndërsa ekipet po punojnë për lokalizimin dhe gjetjen e tij.