BOTA, 1 Korrik 2022, 20:44

Ky është qyteti i parë në botë që do të vendosë tarifë për turistët! Ja sa duhet të paguajnë dhe kush përjashtohet

Ky është qyteti i parë në botë që do të

Venecia do të bëhet qyteti i parë në botë që do të detyrojë vizitorët që të paguajnë një tarifë. Për të ndihmuar në menaxhimin e mbipopullimit autoritetet e qytetit njoftuan të premten se do t’i tarifojnë turistët deri në 10 €, duke filluar nga janari 2023.

Qyteti ka qenë i mbipopulluar masivisht për vite me rradhë, me turistët që gjenerojnë shumë mbetje, duke bërë që autoritetet të ngrenë alarmin.

Pasi të hyjnë në fuqi tarifat, vizitorët do të duhet të bëjnë një rezervim paraprak në internet dhe të paguajnë midis 3 dhe 10 €, në varësi të periudhës së vitit. Inspektorët do të patrullojnë qytetin dhe do të kenë fuqinë të ndalojnë turistët dhe të kërkojnë të shohin dëshminë e pagesës. Mospagimi online do të dënohet me gjobë deri në 300 euro.

Paratë e mbledhura nga skema do të shpenzohen për uljen e faturave të grumbullimit të plehrave që paguajnë venecianët, të cilat janë më të larta se ato në qytetet fqinje.

Ata që vijnë për t’i vizituar njerëzit  dhe turistët me një rezervim gjatë natës në një hotel do të përjashtohen dhe mund të shkarkojnë një certifikatë për të vërtetuar se nuk duhet të paguajnë.

Qytetet e tjera të prekura nga turizmi masiv do të shikojnë nga afër për të parë nëse modeli pionier i Venecias funksionon.