BOTA, 15 Qershor 2023, 20:09

Me çmime marramendëse, dalin në ankand objektet me autografin e Berlusconit

 

Me çmime marramendëse, dalin në ankand objektet me autografin e

Kanë dalë në ankand objektet dhe sendet me autografin e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconit. Ato po bëhen ndër më të kërkuarat në platformat e e-commerce.

Ebay, zotëron disa sende që personifikojnë më së miri ish-kryeministrin. Ndër objektet më të kërkuara janë orët e deri te kartolinat me autografin e Berlusconit.
Por sa kushtojnë?

Ora e firmosur, 4500 euro, CD-ja “Napoli në zemër” 1950 euro, libri me autografin e tij 1300 euro, Shishja e verës “E kuqja e Presidentit” 1000 euro, Kartolina e nënshkruar e AC Milan 650 euro, dhe posteri zgjedhor i vitit 1994 500 euro.