BOTA, 15 Qershor 2023, 18:50

Konflikti për një fermë mes dy familjesh, 9 të vdekur dhe 2 të plagosur

Konflikti për një fermë mes dy familjesh, 9 të vdekur dhe 2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku 9 persona janë vrarë dhe 2të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas autoriteteve, sherri ka ndodhur për pronësinë e një ferme prej 20 hektarësh në rrethin Bismil në provincën me mbizotërim kurd të Dijarbakirit.

Imazhet e transmetuara nga mediat turke tregojnë trupat e gjashtë burrave të shtrirë në një arë me grurë të korrur, ku tre prej tyre mbanin automatikë kallashnikov.

Sipas agjencisë turke të lajmeve DHA, mosmarrëveshja u përshkallëzua pasi një nga familjet ndezi zjarrin në parcelën në fjalë.