BOTA, 22 Korrik 2023, 19:30

Makina humb kontrollin dhe hyn në një panair, 5 të plagosur në Gjermani

Makina humb kontrollin dhe hyn në një panair, 5 të plagosur

Pesë persona u plagosën, njëri prej tyre rëndë, teksa një makinë u përplas me turmën në një ekspozitë makinash klasike në Hannover të shtunën, tha policia dhe departamenti i zjarrfikësve. Shfaqja e makinave po zhvillohej në Schützenplatz, një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh që përdoret për ngjarje.

Sipas policisë, shkak i aksidenti dyshohet se është bërë një defekt në makinë. Zëdhënësi i policisë Dennis Schmitt tha se nuk kishte prova për një lidhje me terrorizmin dhe makina u konfiskua për inspektim.

Dëshmitarët thanë se shoferi ishte i tronditur kur doli nga automjeti, ndersa thanë se të plagosurit fluturuan disa metra në ajër.