BOTA, 21 Korrik 2023, 18:33

Sulm me thikë në kryeqytetin e Koresë së Jugut, një i vrarë dhe tre të plagosur

Sulm me thikë në kryeqytetin e Koresë së Jugut, një i

Një burrë goditi me thikë të  paktën katër persona në një rrugë në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, të premten, duke lënë njërin prej tyre të vrarë.

Autoritetet thanë se një burrë rreth të 30-ave me precedentë penalë që u arrestua. Sakaq, nuk dihet motivi i sulmit.

Një zyrtar i policisë tha se viktima ishte mashkull, por nuk ndau të dhënat e tij personale, ndërsa shtoi se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.