BOTA, 21 Korrik 2023, 18:30

Moti i keq në Itali, një qytetar në Verona goditet nga rrufeja, plagoset një grua

Moti i keq në Itali, një qytetar në Verona goditet nga rrufeja,

Moti i keq vazhdon të shkaktojë dëme dhe lëndime në veri të Italisë. Mediat italiane raportojnë se në Verona, një burrë u shtrua në spital në gjendje të rëndë pasi u godit nga rrufeja teksa ndodhej në Piazza Porta Nuova qendrore.

Në provincën e Novarës, një grua u plagos rëndë nga një pemë e rrëzuar pranë një shtëpie. Sakaq, zjarrfikësit në aksion për të shuar zjarrin në çatinë e një shtëpie të goditur nga rrufeja, në Daverio, në provincën e Varese.

E gjithë zona e Varesotto-s, si dhe pjesa tjetër e Lombardisë dhe Piemontes, është prekur nga një trazirë e fortë, siç parashikohet nga alarmi portokalli i motit i lëshuar të enjten nga Mbrojtja Civile.