TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-konsulenti i OceanGate tronditet ndërsa flet për mënyrën e tmerrshme në të cilën pesë personat në bordin e nëndetëses fatale Titan që u shkatërrua në thellësi të Oqeanit Atlantik, mbetën të vdekur.
Rob McCallum tha se nëndetësja mund të ishte shkatërruar plotësisht edhe në dy të mijtat e sekondës, gjatë zhytjes që po kryente.
Në fakt, pesë pasagjerët, sipas ekspertit, ndërruan jetë menjëherë dhe se nuk kanë kuptuar asgjë.
Ai thotë se shpërthimi në atë nivel thellësie, nënkupton se pasagjerët "kanë pushuar së ekzistuari" përpara se truri i tyre të zbulonte se ishin në rrezik.
Ish-punonjësi i OceanGate tha gjithashtu se nisi të shqetësohej gjithnjë e më shumë për specifikat e nëndetëses dhe u largua nga kompania kur pronari Stockton Rush njoftoi se do të fillonte udhëtimet turistike në rrënojat e Titanikut.