BOTA, 22 Korrik 2023, 14:49

Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda   

Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë shënuar sot në Turqi. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5, sipas Institutit Sizmologjik European Mesdhetar (EMSC), i cili ka dhënë edhe detajet e para.

Thellësia e tërmetit ishte prej pesë kilometrash, dhe u raportua 66 kilometra në veriperëndim të Kahramanmaras, një qytet me afro 400 mijë banorë.

Deri më tani nuk ka informacione për viktima, të lënduar apo dëme të materiale.