BOTA, 22 Korrik 2023, 17:29

Kishin shkuar për të raportuar mbi luftën, granatimet i marrin jetën gazetarit rus, plagosen 3 kolegët e tij

Kishin shkuar për të raportuar mbi luftën, granatimet i marrin

Vritet një gazetar rus në Ukrainë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes të ketë thënë se një korrespodent rus i luftës u vra dhe tre gazetarë të tjerë rusë u plagosën nga granatimet pranë vijës së frontit.

Gazetari që vdiq punonte për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA. Katër gazetarët kishin qenë në rajonin Zaporizhzhia në jug të Ukrainës.

Ministria ruse e mbrojtjes ka pohuar, pa prova, se ata u lënduan pasi Ukraina nisi një sulm me municione thërrmuese. Ata u evakuuan nga fusha e betejës, por korrespondenti i RIA, Rostislav Zhuravlev, vdiq gjatë udhëtimit, tha departamenti.