BOTA, 21 Korrik 2023, 16:10

VIDEO/ Merr përpara gjithçka, pamje dramatike nga tornadoja në Itali

VIDEO/ Merr përpara gjithçka, pamje dramatike nga tornadoja në

Një tornado e fuqishme ka përfshirë qytetin e Milanos së fundmi duke sjellë panik te qytetarët. Mediat e huaja shkruajnë se për shkak të stuhisë pjesë të qytetit në Lombardi, në Italinë veriore, kanë mbetur të mbushura me pemë të rrëzuara dhe ndërtesa të dëmtuara pasi u goditën nga era dhe shiu.

Pamjet e tmerrshme tregojnë një tornado që fshin rrugët midis Gessate dhe Cernusco sul Naviglio. Mbeturinat mund të shihen duke u rrotulluar në ajër ndërsa retë e zeza shfaqen. Zjarrfikësit janë dërguar në më shumë se 110 thirrje pasi moti i keq ka përfshirë qytetin, ku shumë zona janë përmbytur.

Dyshohet se disa persona janë lënduar, raporton faqja italiane e motit MeteoWeb.