TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy superjahte të tjera janë sekuestruar në bregdetin italian, sipas raportimeve të mediave lokale.
Midis tyre ishte "Lady M", një jaht 60 metra në pronësi të Alexey Mordashov, 56 vjeç, i cili vlerësohet të ketë një pasuri personale prej 23 miliardë dollarë (17.4 miliardë paund).
Ndërkohë që jahti tjetër "Lena" është në pronësi të oligarkut Gennady Timchenko, 69 vjeç, një manjat energjetik dhe mik personal i Vladimir Putin, shkruan L Stampa.
Të dy miliarderët u vendosën në listën e sanksioneve të BE-së pasi Rusia pushtoi Ukrainën javën e kaluar.