BOTA, 5 Mars 2022, 14:08

Paralajmëron zyrtari rus: Nëse SHBA vendos sanksione ndaj eksporteve të energjisë, do të përgjigjemi

Paralajmëron zyrtari rus: Nëse SHBA vendos sanksione ndaj eksporteve

Perëndimi po sillet si një kriminel”, kështu është shprehur zëdhënësi i Dmitry Peshkov.

Në një komunikim për media ai ka theksuar se Rusia është shumë e madhe për të izoluar veten dhe se bota është shumë më e madhe se SHBA dhe Europa.

Peshkov paralajmëroi se Moska do të përgjigjet, ndërsa nuk pranoi të jepte më shumë detaje rreth reagimit që sipas tij pritet të vijë nga Moska, reagimi i cili padyshim do të jetë në interes të Rusisë.

Zyrtari rus paralajmëroi se nëse SHBA vendos sanksione ndaj eksporteve ruse të energjisë, atëherë me këtë masë do t’i jepnin një tronditje të madhe tregjeve të energjisë.