TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia vijon me sulmet ndaj Ukrainës, duke shkaktuar të paktën 3 viktima si pasojë e sulmeve me raketa gjatë natës.
Në rajonin verior të Chernihiv, trupi i një gruaje është nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga një sulm raketash, sipas guvernatorit të rajonit.
Ndërkohë në rajonin lindor të Donetskut, dy persona kanë vdekur si pasojë e bombardimeve në qytetin Kostiantynivka, rreth 14 milje nga Bakhmut.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm të rajonit tha se viktimat ishin një çift i martuar rreth të pesëdhjetave.