BOTA, 15 Mars 2022, 20:32

Biden nënshkruan projektligjin, akordohet buxheti rekord në ndihmë të Ukrainës

Biden nënshkruan projektligjin, akordohet buxheti rekord në

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi këtë të martë një projektligj financimi për Ukrainën që do të sigurojë një ndihmë rekord prej 13.6 miliardë dollarësh.

Lajmi është bërë publik nga vetë presidenti Biden përmes një postimi në Twitter fill pas nënshkrimit të projektligjit.

“Sapo nënshkrova projektligjin e financimit dypartiak të qeverisë – duke e mbajtur qeverinë të hapur dhe duke siguruar një financim historik prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën”, shkruan Biden në Twitter.