TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se krahas kameramanit të Fox News, Pierre Zakrzewski i cili u vra në afërsi të Kievit të hënën, është vrarë dhe një gazetare ukrainase 24-vjeçare, e cila gjithashtu punonte për televizionin amerikan.
Oleksandra Kuvshinova, kishte qenë korrespondente për Fox News që nga dita e parë e nisjes së agresionit rus në Ukrainë.
Ajo u përshkrua si vajzë “e hareshme dhe e sjellshme” nga një producent i Fox News, i cili kishte punuar me të gjatë konfliktit, raporton skynews.
Kujtojmë gjithashtu e vetëm pak ditë më parë është vrarë edhe një gazetar amerikan, Brent Renaud teksa u plagos kolegu i tij, Juan Arredondo.