BOTA, 15 Mars 2022, 19:58

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: NATO nuk qenë kurrë më e dobët ndonjëherë se sa sot!

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: NATO nuk qenë kurrë më e

Në një fjalim të ditës së sotme presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se NATO nuk ka qenë më e dobët ndonjëherë se sa sot kur Ukraina gjendet në luftë me Rusinë. “Secila prej më shumë se 800 raketave ruse që kanë goditur vendin tonë ka një përgjigje për një pyetje të gjatë në lidhje me NATO-n, a janë të hapura vërtet dyert e aleancës për Ukrainën”, tha Zelensky ndërsa fliste nga zyra e tij.

“Nëse do të ishin të hapura, nëse do të ishte e sinqertë, nuk do të duhej ta bindnim aleancën për 20 ditë që të mbyllte qiellin mbi Ukrainën nga vdekja që solli Forcat Ajrore ruse. Por ata nuk po na dëgjojnë ende”, u shpreh Zelensky.

Presidenti ukrainas e quajti nenin 5 të NATO-s, parimin e mbrojtjes kolektive, si mjaft të “të dobët” ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon.

“Disa shtete të aleancës e kanë frikësuar veten, duke thënë se nuk mund të përgjigjen. Se nuk mund të mbyllin qiellin e Ukrainës. Sepse kjo, thonë ata, do të çojë në përshkallëzim, do të çojë në Luftën e Tretë Botërore. … Dhe çfarë do të thonë ata nëse Rusia shkon më tej në Evropë, duke sulmuar vendet e tjera? Jam i sigurt që të njëjtën gjë i thonë edhe Ukrainës. Neni 5 i traktatit të NATO-s nuk ka qenë kurrë aq i dobët sa tani. Ky është vetëm mendimi ynë” tha ai.