BOTA, 15 Mars 2022, 22:51

OKB: Shkon në tre milionë numri i refugjatëve të larguar nga Ukraina. Ja sa civilë kanë vdekur nga lufta

OKB: Shkon në tre milionë numri i refugjatëve të larguar nga

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë me dije se mbi tre milionë persona janë larguar nga Ukraina që prej fillimit të luftës.

“Numri i refugjatëve ukrainas ka arritur në 3,000,381. 1.8 milionë ndodhen tashmë në Poloni”, njoftoi Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Refugjatët janë larguar nga qytetet ukrainase të cilat ndodhen  nën sulmin e forcave ruse. Njëzet ditë pas konfliktit, OKB njofton se lufta ka shënuar 691 civilë të vdekur të konfirmuar dhe 1,143 të plagosur.