TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jahti luksoz britanik Bayesian që u fundos vitin e kaluar pranë Sicilisë, është “ngritur nga deti” pjesërisht.
Në tragjedinë e 19 gushtit, në bord humbën jetën shtatë persona, përfshirë biznesmenin britanik Mike Lynch dhe vajzën e tij.
Lynch ishte shpallur i pafajshëm në një proces gjyqësor për mashtrim në SHBA vetëm dy muaj para tragjedisë.
The British superyacht that sank off the coast of Sicily last year has resurfaced for the first time.
— Sky News (@SkyNews) June 21, 2025
Billionaire entrepreneur Mike Lynch, 59, and his 18-year-old daughter were among seven people who died when the Bayesian sank on 19 August last year.https://t.co/ydEGJGBiVP pic.twitter.com/zSDq7PfRBe
Jahti u fundos gjatë një stuhie të fuqishme me erëra. Siç është bërë e ditur, ekipet e shpëtimit po punoninë prej ditësh për ta nxjerrë anijen nga deti në një port pranë Sicilisë.
Për të mundësuar ngritjen, maja e jahtit u shkëput dhe u la në fundin e detit.
Sono iniziate le operazioni di recupero del Bayesian, il veliero con a bordo 22 persone che è affondato il 19 agosto 2024 al largo di Santa Flavia, nei pressi di Palermo, causando 7 morti. Lo scafo ora è a pelo d'acqua tra le due gru per le operazioni di svuotamento.#bayesian… pic.twitter.com/QibYpLT75E
— Repubblica (@repubblica) June 20, 2025
Pas nxjerrjes, jahti do të inspektohet nga autoritetet italiane që po kryejnë hetime penale për ngjarjen.
Ngjarja ka tronditur komunitetin ndërkombëtar për shkak të humbjes së jetëve dhe rrethanave.