TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dalë në një konferencë për shtyp, pas mbledhjes urgjente ku janë aktivizuar planet e mbrojtjes së aleancës.
Stoltenberg bëri thirrje që Rusia të ndalojë urgjentisht aksionin ushtarak dhe të tërheqë trupat nga Ukraina.
Ai bëri edhe një paralajmërim, se çdo sulm ndaj një vendi të NATO-s, është një sulm ndaj të gjithë aleancës.
"Një sulm ndaj njërit, do të konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve ne", tha Stoltenberg.
NATO nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë dhe vendi do të vetëmbrohet, siç është bërë e qartë nga autoritetet ukrainase.