TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari rus Dimitry Muratov, fitues i çmimit Nobel, ka deklaruar se sot ai dhe kolegët e tij, janë "duke vajtuar" pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Muratov thotë se ndihet i turpëruar nga ajo që ka ndodhur.
Ai e akuzon Putin se "po luan me butonin e armëve bërthamore, sikur të ishte çelësi i një makine luksoze".
Mëngjesin e sotëm, Rusia ka nisur një sulm në shkalllë të gjerë në Ukrainë, duke targetuar baza strategjike dhe ushtarake.
Autoritetet në Ukrainë janë zotuar se do të vetëmbrohen dhe presidenti Zelensky ka lajmëruar armatosjen e popullit.
Perëndimi ka paralamëruar vendosjen e sanksioneve të rënda në kundërpërgjigje ndaj Rusisë, ndërsa presidenti Putin ka kërcënuar palët e treta të mos ndërhyjnë në konflikt, përndryshe do të përballen me pasoja që "nuk janë parë në histori".