BOTA, 24 Shkurt 2022, 13:19

Zëdhënësi i Putinit: Ndërhyrja ushtarake në Ukrainë do të zgjasë për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Zëdhënësi i Putinit: Ndërhyrja ushtarake në
Dmitry Peshkov

“Operacioni ushtarak kundër Ukrainës do të zgjasë aq gjatë sa të jetë i nevojshme, në varësi të rezultateve të tij", kështu ka deklaruar Dmitry Peshkov, një zëdhënës i presidentit rus .

Ai u tha gjithashtu gazetarëve se Moska synon të imponojë një regjim neutral në Ukrainë, ta çmilitarizojë atë dhe të eliminojë “nazistët” që janë në vend, tha ai.

Nga ana tjetër ish-drejtuesi më i lartë i komandës së NATO-s, Sir Richard Shirreff ka bërë një paralajmërim të fortë në lidhje me luftën që nisi sot Rusia ndaj Ukrainës.

Gjenerali britanik tha se nëse Rusia hedh një hap në territorin e NATO-s, të gjithë vendet janë në luftë.