BOTA, 24 Shkurt 2022, 10:47

Ukrainasit dynden drejt kufirit, presidentja moldave: Do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme, jemi gati të ndihmojmë njerëzit e rrezikuar

Ukrainasit dynden drejt kufirit, presidentja moldave: Do të shpallim

Presidentja e Moldavisë Maya Sandu, bëri me dije se sot vendi i saj do të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme dhe ishte gati të priste dhjetëra mijëra njerëz nga Ukraina fqinje.

“Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë kundër Ukrainës , kështu që unë kërkova një takim të Këshillit të Sigurimit ku edhe u vendos se qeveria do t’i kërkonte parlamentit të shpallte një gjendje të jashtëzakonshme,” tha Santou.

Ndërkohë, dhjetëra makina kanë krijuar radhë në kufirin midis Ukrainës dhe Moldavisë, bëjnë me dije mediat e huaja.