TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Macron tha se Moska duhet të përfundojë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë.
“Franca dënon me forcë vendimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën. Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake”, tha ai në një postim në Twitter të enjten.
“Franca solidarizohet me Ukrainën. Ajo qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t’i dhënë fund luftës”, shtoi ai, raporton CNN.
Presidenti francez foli me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky herët në mëngjes sot. Zelensky i ka kërkuar “ndërhyrje të shumta” për të mbështetur Ukrainën, sipas Pallatit Elysee.
Zelensky gjithashtu kërkoi unitet në Evropë dhe Macron “e siguroi atë për mbështetjen dhe solidaritetin e Francës”, sipas Elysee. Macron foli gjithashtu me Charles Michel, president i Këshillit Evropian, të enjten në mëngjes.