TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ushtria ukrainase ka njoftuar përmes llogarisë zyrtare në Tëitter se forcat ushtarake janë duke i rezistuar agresionit rus duke shkatërruar tanke dhe avione që po përdoren në sulm.
Burime zyrtare bëjnë me dije se krahas 5 avionëve dhe 1 helikopteri, janë shkatërruar edhe 4 tanke ruse pranë qytetit Kharkiv. Ky qytet është pranë kufirit me Rusinë dhe një ndër objektivat e parë të ushtrisë ruse.
Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës mëngjesin e sotëm duke bombarduar objektiva në qytete si Kievi, Kharkivi, Odesa, Donjecku, etj.
Zyrtarisht raportohet për 9 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.
