TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori i Shqipërisë në OKB ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit lidhur me sulmet e zhvilluara nga Rusia në Ukrainë.
Gjatë një ndërhyrje në mbledhjen urgjente, ambasadori Ferit Hoxha ka deklaruar se Rusia po dënon brutalisht fqinjët e saj, ndërsa shtoi se Shqipëria mbështet sovranitetin e Ukrainës.
“Shqipëria dënoi agresionin e paprovokuar të Ukrainës. Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin. Shqipëria bëri thirrje OKB -së për të mbështetur sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial të saj”, tha ai.