TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ky është momenti kur Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi mbrëmjen e 23 shkurtit se ka urdhëruar ushtrinë e vendit të tij që të nisë një operacion “special” në rajonin e Donbasit.
Urdhri i tij erdhi pasi udhëheqësit e republikave separatiste i kërkuan Moskës ndihmë ushtarake në përgjigje të asaj që ata pretendojnë se është një rritje e “agresionit ukrainas”.
“Rrethanat kërkojnë që ne të ndërmarrim veprime vendimtare dhe të menjëhershme,” thuhet në fjalën e Vladimir Putinit.
“Republikat Popullore të Donbasit iu drejtuan Rusisë me një kërkesë për ndihmë. Në këtë drejtim, në përputhje me nenin 51, pika 7 e Kartës së OKB-së, në zbatim të traktateve të miqësisë të ratifikuara nga Asambleja Federale dhe ndihmës reciproke me Republikat Popullore të Donetskut dhe Luganskut, kam vendosur të kryej një operacion special ushtarak”, tha Putin.
Në të njëjtën kohë, në fjalimin televiziv ku i drejtohej popullit rus, presidenti Putin tha se dëshironte të “çmilitarizonte” Ukrainën.
Sipas tij, Rusia “nuk kemi plane për të pushtuar territorin ukrainas”.
Në momentet kur Putin mbante fjalimin televiziv, një seri shpërthimesh u raportuan në disa qytete anembanë Ukrainës, ku CNN, CBC dhe disa media ukrainase raportuan një shpërthim në kryeqytetin e vendit, Kiev.