BOTA, 5 Prill 2023, 18:47

“I bën jehonë propagandës ruse”, Stoltenberg i ‘tërheq veshin’ Kinës: Do të ketë pasoja të rënda

“I bën jehonë propagandës ruse”, Stoltenberg i

Stoltenberg paralajmëroi ashpër Pekinin kundër dërgimit të municioneve në Moskë, duke i kujtuar se do të ketë pasoja nëse i bën jehonë propagandës ruse. 

Sekretari i përgjithshëm i aleancës së NATO-s, akuzoi Kinën për përhapje të propagandës ruse dhe se refuzon të dënojë agresionin rus.

“Kina refuzon të dënojë agresionin e Rusisë dhe i bën jehonë propagandës ruse dhe mbështet ekonominë e saj. Çdo ofrim i ndihmës vdekjeprurëse do të ishte një gabim historik me implikime të thella. Deri më tani nuk kemi qenë në gjendje të konfirmojmë ndonjë ofrim të ndihmës vdekjeprurëse, por kjo është diçka që ne e ndjekim me shumë vëmendje. Nuk ka asnjë arsye për të hyrë në detaje, por Kina e di se do të ketë pasoja të rënda. Sjellja e sigurt e Kinës përbën një sfidë për interesat tona, vlerat tona, për sigurinë tonë”, paralajmëroi ai.