BOTA, 4 Mars 2022, 17:22

Dritë jeshile nga parlamenti, tashmë Ukraina mund të sekuestrojë pronat ruse në vend

Dritë jeshile nga parlamenti, tashmë Ukraina mund të

Asetet apo pronat e zotëruara nga Rusia në Ukrainë apo nga shtetas rusë tashmë mund të sekuestrohen në mënyrë ligjore.

Kjo lëvizje ka marrë dritën jeshile ditën e sotme në parlamentin e Ukrainës.

Kështu, qeveria në Kiev mund t’ia paraqesë listat e konfiskimeve Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, i cili më pas duhet të japë miratimin e tij për transferimin e tyre në pronësi të shtetit.