TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioneri europian, Maros Sefcovic, këtë të premte ka deklaruar se BE-ja dëshiron që Ukraina të bëhet shtet anëtar sa më shpejt që është e mundur.
Në një deklaratë për mediat, Maros Sefcovic ka bërë me dije se populli i Ukrainës është njëri nga popujt evropianë dhe ne i duam ata sa më shpejt që është e mundur.
“Është koha për të sinjalizuar se populli i Ukrainës është njëri nga popujt evropianë dhe ne i duam ata sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë ai duke shtuar se unioni evropian për momentin duhet të fokusohet në çështjet që kanë të bëjnë me luftën atje.
“Mendoj se çka është e rëndësishme tani është t’a ndihmojmë Ukrainën në luftë”, shtoi ai.
Pas invazionit rus, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, formalisht ka nënshkruar aplikimin e Ukrainës që të bëhet shtet anëtar i BE-së.