TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritete e marinës në Ukrainë fundosën anijen e tyre luftarake, për të parandaluar rënien e saj në duart e Rusisë.
Anija e flotës ukrainase ndodhej në portin e Mykaliv për riparim. Megjithatë, anija luftarake u fundos me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Alexei Reznikov.
“Vendimi për të fundosur anijen ishte shumë i vështirë për anëtarët e ekuipazhit”, tha ministri i Mbrojtjes, duke shtuar se në të ardhmen Ukraina do të të krijojë një flotë të re “moderne dhe të fuqishme”.
Komandanti i fregatës zbatoi urdhrin e fundosjes. Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë se anija në port është fundosur përgjysmë dhe anuar anash.
Supposedly the first image of Ukrainian Navy flagship Hetman Sahaidachny (U130) scuttled in Nikolaev.@RALee85 @CovertShores @OSINTEng pic.twitter.com/R3ECQsqA10
— Granger (@GrangerE04117) March 3, 2022
Fregata prej 3500 tonësh u ndërtua në kantierin detar të Kerçit të Krimesë dhe iu bashkua Marinës së Ukrainës në prill 1993.
Flamuri i flotës ukrainase në vitin 2008 mori pjesë në operacionin “Active Endeavour” në Mesdhe, i cili synonte parandalimin e terroristëve ose transferimin e armëve të shkatërrimit në masë. Në vitin 2013, anija mori pjesë në operacionin e NATO-s “Ocean Shield”, kundër piraterisë në brigjet e Afrikës.