TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka zbuluar detaje nga biseda që ka zhvilluar mëngjesin e sotëm me homologun rus, Vladimir Putin.
Me anë të një postimi në Twitter, Macron shkruan se Putin refuzon sërish që të tërhiqet nga sulmi në Ukrainë.
“Bisedova me Presidentin Putin mëngjesin e sotëm. Ai refuzon të ndalojë sulmin në Ukrainë. Për ne është e rëndësishme që të vijojnë bisedimet për të evituar një tragjedi njerëzore” – shkruan Macron.
Më herët gjatë ditës së sotme, Macron deklaroi se do të vijojë bisedat me Presidentin Putin duke shtuar se “ne duhet të evitojmë më të keqen”.
I spoke to President Putin this morning. He refuses to stop his attacks on Ukraine at this point. It is vital to maintain dialogue to avoid human tragedy. I will continue my efforts and contacts. We must avoid the worst.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) March 3, 2022