BOTA, 3 Mars 2022, 19:23

Lufta/ Interpoli rrëzon kërkesën e Ukrainës për ta përjashtuar Rusinë nga organizata

Lufta/ Interpoli rrëzon kërkesën e Ukrainës për ta

Interpoli ka hedhur poshtë kërkesën e Ukrainës për të përjashtuar Rusinë nga organizata ndërkombëtare, pavarësisht mbështetjes nga Britania dhe Polonia.

Një zëdhënës nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpol shprehet për "The Guardian": “Vetëm Asambleja e Përgjithshme, organi suprem qeverisës i INTERPOL-it që përbëhet nga përfaqësues nga secili prej 195 vendeve anëtare, mund të votojë për çështjet që lidhen me anëtarësimin. Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it vazhdon të monitorojë nga afër situatën në lidhje me Ukrainën” – shprehet zëdhënësi.

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, ose Interpol, është një organ ndërkombëtar që ofron mbështetje hetimore për shtetet anëtare.

Vazhdimi i përfshirjes së Rusisë në Interpol u jep shërbimeve të sigurisë akses në bazën e të dhënave të sistemit të saj dhe mbështetje të mundshme më të gjerë, pavarësisht akuzave se Rusia është një abuzues i madh i këtij sistemi.