TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas thirrjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që NATO të ndërhyjë në vendin e tij përballë agresionit rus, ka ardhur edhe përgjigja e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Sipas ambasadores amerikane në NATO, Aleanca “nuk e konsideron zonë të ndalim-fluturimit, Ukrainën” për të ndaluar agresionin rus.
Duke folur për BBC News, Julianne Smith tha se: “Ne nuk besojmë se NATO duhet të jetë pjesë e këtij konflikti.
“Ne po i ofrojmë ndihmë sigurie Ukrainës dhe do të vijojmë ta bëjmë këtë gjë”, shtoi ajo.
NATO është përballur me thirrje për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi për të ndaluar Rusinë të përdorë avionët e saj për të mbështetur forcat në terren, dhe shumë prej tyre kanë ngritur shqetësime se masa do të përshkallëzonte konfliktin.