BOTA, 3 Mars 2022, 23:14

Lufta në Ukrainë/ Ministri i Polonisë thirrje qytetarëve polakë që jetojnë në Rusi e Bjellorusi të largohen nga këto shtete: Përdorni çdo mënyrë transporti të mundshëm

Lufta në Ukrainë/ Ministri i Polonisë thirrje qytetarëve

Qeveria e Polonisë i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që jetojnë në Rusi dhe Bjellorusi të largohen nga këto shtete për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm i Polonisë deklaroi të enjten se qytetarët duhet të kthehen në vendin e tyre.

“Ne u rekomandojmë qytetarëve polakë që jetojnë në Rusi, të largohen sa më parë duke përdorur transportin privat ose mënyra të tjera të mundshme.

E njëjta thirrje është bërë dhe për polakët që jetojnë në Bjellorusi, pasi kujtojmë se ky shtet ka lejuar kalimin e ushtrisë ruse drejt Ukrainës.

“Në rast të një përkeqësimi drastik të situatës së sigurisë, mbylljes së kufijve ose situatave të tjera të paparashikuara, evakuimi mund të rezultojë mjaft i vështirë apo edhe i pamundur.” – e përfundoi ministri.