TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje vendeve perëndimore të normalizojnë marrëdhëniet me Rusinë, pasi që prej 24 shkurtit, dita kur ushtria ruse hyri në Ukrainë, Europa dhe SHBA kanë vendosur sanksione të ashpra kundër Kremlinit, shkruan Skynews.
Në përpjekje për të shpëtuar ekonominë ruse, tregtimi me bursën e Moskës do të qëndrojë i mbyllur edhe sot, e premte 4 mars, tha Banka Qendrore ruse.
Në deklaratën me shkrim nga Bursa e Moskës thuhet se transaksionet në tregje nuk do të vazhdojnë as sot për shkak të “situatës aktuale”.
Nga ana tjetër, në deklaratën e Bankës Qendrore të Rusisë thuhet se komisioni që individët duhet të paguajnë për shumën totale të blerjes kur blejnë valutë në bursë është ulur nga 30 për qind në 12 për qind.
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksioneve të shpallura nga vendet perëndimore, më 28 shkurt zhvlerësimi i rublës ruse ndaj dollarit kaloi 20 për qind.
Bursa e Moskës është gjithashtu e mbyllur për tregtim që nga 28 shkurti. Bursa e Moskës humbi 35 për qind në shkurt në krahasim me mbylljen e një muaji më parë.
Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi të enjten sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë. Mbretëria e Bashkuar sanksionoi gjithashtu dy oligarkë kryesorë rusë me një vlerë të përbashkët prej 19 miliardë dollarësh.
“Ne nuk do të ndalemi këtu. Qëllimi ynë është të sakatojmë ekonominë ruse,” tha në një deklaratë Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.