BOTA, 4 Prill 2023, 17:42

Finlanda në NATO/ Kërcënon Rusia, ministri i Mbrojtjes ‘fut në lojë’ raketat bërthamore ruse

Finlanda në NATO/ Kërcënon Rusia, ministri i Mbrojtjes ‘fut

Moska zyrtare ka reaguar pas futjes zyrtarisht të Finlandës në NATO.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu deklaroi se pranimi i Finlandës rriti rreziqet e një konflikti më të gjerë.

Gjatë një fjalimi drejtuar udhëheqjes së forcave të armatosura të Rusisë, ministri gjithashtu tha se avionët bjellorusë tani ishin në gjendje të mbanin raketa bërthamore ruse, një zhvillim që ka të ngjarë të rrisë tensionin.