BOTA, 15 Mars 2022, 17:48

Protestoi kundër luftës në Ukrainë, gjykata ruse merr vendimin ndaj gazetares

Protestoi kundër luftës në Ukrainë, gjykata ruse merr

Gazetarja televizive ruse, Marina Ovsyannikova, e cila protestoi kundër luftës në Ukrainë në një program të drejtpërdrejtë lajmesh, është gjobitur me 30,000 rubla (rreth 280 dollarë) për “organizim të një ngjarjeje masive të paligjshme” dhe është lënë e lirë, pas 14 orësh në polici.

Gjykata e Qarkut Ostankino e shpalli Marina Ovsyannikovën fajtore për shkelje të legjislacionit të protestës, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

Faqja e pavarur Meduza thotë se ajo u shpall fajtore për organizimin e një aksioni publik të pakoordinuar. Nuk bëhet fjalë për aksionin e saj kundër luftës, por për video-mesazhin e saj, në të cilin ajo bënte thirrje për protestë kundër luftës.

Ovsyannikova po hetohet gjithashtu sipas një neni të ri penal mbi “përhapjen publike të informacionit me vetëdije të rreme” për ushtrinë ruse.