TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kina ka deklaruar se është “gjithmonë kundër përdorimit të sanksioneve për të zgjidhur problemet”, sepse ato “dëmtojnë jetesën e njerëzve në të gjitha vendet” në shenjën e fundit të zhgënjimit në rritje për pasojat e luftës së Putinit në Ukrainë. Ministri i Jashtëm Wang Yi, duke folur gjatë një telefonate me homologun e tij spanjoll Jose Manuel Albares të martën, tha se Kina “nuk duhet të preket” nga sanksionet e Perëndimit, sepse vendi “nuk është palë në krizë”.
Kina e ka “kundërshtuar gjithmonë përdorimin e sanksioneve për të zgjidhur problemet, e lëre më sanksionet e njëanshme që nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare, të cilat do të dëmtojnë jetesën e njerëzve në të gjitha vendet”, tha Wang.
Pothuajse tre javë pasi trupat ruse marshuan në Ukrainë, forcat e Moskës kanë bombarduar dhe rrethuar disa qytete dhe fshatra. Luftimet kanë vrarë mijëra dhe kanë shkatërruar infrastrukturën, si dhe kanë bërë që miliona të largohen nga vendi. Komentet e Wang u publikuan pas një takimi shtatë-orësh midis zyrtarëve të lartë të SHBA-së dhe Kinës në Romë, në të cilin Uashingtoni tha se SHBA-të kishin shprehur shqetësimin për ‘rreshtimin’ e Kinës pranë Rusisë.
Moska dhe Pekini janë afruar më shumë kohët e fundit, në atë që Uashingtoni e sheh si një aleancë gjithnjë e më armiqësore të fuqive autoritare bërthamore.
Pekini ka refuzuar të dënojë pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin dhe ka abstenuar nga një votim në Kombet e Bashkuara që thërriste agresionin rus muajin e kaluar.