TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia është larguar nga Këshilli i Europës, një mbikëqyrës i të drejtave të njeriut me bazë në Strasburg.
Pyotr Tolstoy, kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit, tha në kanalin e tij "Telegram" se ai kishte dorëzuar një letër nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov ku njoftonte vendimin e Moskës.
Këshilli i Evropës kishte pezulluar anëtarësimin e Rusisë më 25 shkurt, një ditë pasi ajo pushtoi Ukrainën. Të hënën, kryeministri ukrainas Denys Shmygal i kishte kërkuar Këshillit të dëbonte Rusinë.