TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokurorët rusë i kanë kërkuar një gjykate që të transferojë kritikun e burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny në një burg të sigurisë maksimale, raporton AFP.
Gjithashtu kanë kërkuar që ai të dënohet me 13 vite burg, si edhe 2 vite shërbim prove pas lirimit nga qelitë.
“Kërkoj që Navalny të dënohet me 13 vite burg dhe dy vite më pas me prove”, tha prokurorja Nadezhda Tikhonova sipas agjencive ruse të lajmeve.
Nuk është e qartë nëse kërkesa për dënimin e tij me 13 vite, përfshin edhe periudhën prej dy vjet e gjysmë që ai po vuan aktualisht në një kamp-burgu në lindje të Moskës për shkelje të lirimit me kusht.
Prokurorja gjithashtu kërkoi që Navalny të paguante një gjobë prej 1.2 milionë rubla (8250 paund).
Navalny, kritiku më i zëshëm i Vladimir Putinit në Rusi, u burgos vitin e kaluar pasi i mbijetoi një helmimi me agjent nervor.
Ai e ka fajësuar Kremlinin për helmimin, akuza që janë hedhur poshtë nga zyrtarët rusë.